Koronavirus prek MotoGP, 5 pozitivë pas garës së Misano

23 Shtator 2020
12:42
Telesport
back button

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas garës së zhvilluar ditën e diel në pistën italiane të Misano. Bëhet fjalë për 5 teknikë, të cilët janë vendosur menjëherë në izolim në hotelin ku ishin akomoduar. Për fat, të 5 personat janë asimptomatikë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 3 inxhinierë të tri skuadrave të ndryshme si dhe për dy teknikë të Dorna (kompania që menaxhon garat e MotoGP). Ndërsa të gjithë personat e tjerë që kanë qenë në bokse gjatë fundjavës së fundit në Misano kanë dalë negativë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit