Koronavirusi i hoqi Europianin dhe dy vite punë si trajner, pasuesi i tij do ta drejtojë Danimarkën në 2021

18 Mars 2020
16:58
back button

Vendimi për të shtyrë Europianin 2020 në vitin 2021 do të ndikojë edhe në shumë situata ndryshe në disa kombëtare, mes lojtarëve që do të tërhiqen shkak mosha, apo të tjerësh që do të jenë të rikuperuar (nëse nuk do të pësojnë dëmtime të tjera) apo sidomos edhe situata me formën.

Sigurisht, ka edhe kombëtare që do të kenë trajnerë të tjerë, pasi pas këtij Europiani kishin parashikuar një tjetër cikël me trajner të ri. Rasti i Danimarkës dhe fati i keq i Age Hareide, i cili do të largohet dhe vendin e të cilit do ta marrë Kasper Hjulmand, prej 1 gushtit 2020.

“Mëkat që nuk luajmë dot në Europian sivjet,por do të ndodhë vitin tjetër. Ka persona që janë keq, të tjerë që vdesin ndaj nuk është momenti për të menduar për futboll. Ishte kënaqësi që punova me këta djem”.

I pafat Hareide, pasi ishte ai që çoi Danimarkën në Europian dhe dikush tjetër do të gëzojë frytet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit