Kosova “B” bie në miqësoren ndaj Guinesë! Produkti vendas nuk bind (VIDEO)

8 Qershor 2021
18:03
Telesport
back button

Pas suksesit ndaj San Marinos dhe Maltës (me protagonsitët Muriqi dhe Rashica), Kosova bie në miqësoren e tretë dhe të fundit për këtë sezon, atë ndaj Guinesë.

Skuadra e drejtuar nga Challandes u mund 2-1 nga ekipi afrikan. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku brenda 6 minutash u shënuan dy gola nga ekipi i Guinesë me Kouyate dhe Jose Kante me penallti.

Skuadra e Bernard Challandes, e përbërë nga lojtarë të kampionatit dardan dhe të tjerë që luajnë jashtë dhe janë nën vëzhgim, nuk mundi të merrte dot rezultat.

Për dardanët shënoi në fund Arb Manaj në të 93′. Ndeshja u zhvillua në Turqi.

Kosovë-Guinea 1-2
Shënues:
 Manaj 93’/ Kouyate 60′, Kante (pen.) 66′
Kosova:
 Bekaj, Thaqi, Jashanica, Domgjoni, Bajselmani, Broja, Loshaj, Hoxha, Rrudhani, Topalli, Daku. (U aktivizuan: Asllani, Balaj, Hajrulahi, Jashari, Manaj, Baftiu)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit