KOSOVA: Ballkani i Munishit merr komandën, Hajdari bëhet hero te Gjilani!

4 Mars 2020
16:39
back button

Java 21 e Ipko Superliga në Kosovë ka konfirmuar edhe njëherë se Ballkani i Ismet Munishit mbetet skuadra për t’u mundur këtë sezon! Me një fitore fantastike dhe të merituar ndaj Dritës (2-0) portokallinjtë kanë marrë të vetëm kryesimin e kampionatit, duke shkuar 3 pikë më shumë se sa vendi i tretë, ku tashmë ndodhet Drita, e cila është parakaluar edhe nga Gjilani, që gjithashtu fitoi një ndeshje tepër të vështirë përballë Feronikelit.

Baftiu dhe Kuc ishin shënuesit për Ballkanin, që këtë sezon duket se e ka seriozisht për titullin, sigurisht me investimet që janë bërë. 

Ndërkohë, Gjilani i falet dopietës së Hajdarit, i cili ka mbyllur diskutimin që për 13 minuta ndaj Feronikelit. Miqtë u zgjuan me Daqibaj por nuk mjaftoi për të ndalur ekipin e Gentian Mezanit.

Fiton edhe Llapi me përmbysje 2-1 ndaj Treppca 89 në transfertë. Ymeraj dhe Krasniqi në harkun e 2 minutave kanë përmbysur avantazhin e ekipit të Mitrovicës me anë të Manajt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit