Kosova e mbyll me fitore Nations League! Magjia e Kastratit vlen 3 pikë, por dëmtohet Rrahmani (VIDEO)

18 Nëntor 2020
22:46
Telesport
back button

Kosova merr fitoren e parë në grupin 4 të Ligës C, duke e mbyllur kështu me 5 pikë. Dardanët janë mjaftuar me golin e bukur dhe spetakolar të Lirim Kastratit për të mposhtur Moldavinë.

Edhe pse trajneri kishte hedhur në fushë një formacion jo shumë konkurrues, epërsia e vendasve në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ishte e pashmangshme ndaj një Moldavie që ishte e dorëzuar dhe jo në lartësi.

Dardanët e kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë, duke dominuar ndeshjen, menaxhuar lojën dhe duke gjetur edhe golin e vetëm në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë, përtej rasteve, nuk pati gola të tjerë. Një karton i kuq në fund i Dreseviqit i vuri edhe kapakun fitores 1-0.

Ia vlen të përmendet edhe dëmtimi i Rrahmanit, që u rrëzua pas një dueli me një sulmues moldav, ku lëndoni krahun.

Ai provoi të luajë për disa minuta, por nuk ia doli, pasi dhimbjet ishin të mëdha. Futbollisti i Napolit u zëvendësua nga Fidan Aliti në minutën e 19-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit