Kosova e pëson në fund, Hojbjerg shpëton Danimarkën

21 Mars 2019
21:00
back button

Kosova ka shpërdoruar dy herë avantazhin dhe në fund ka barazuar 2-2 ndaj Danimarkës.

Përfaqësuesja kosovare ruan ecurinë pozitive dhe tashmë ka 11 ndeshje që nuk provon shijen e humbjes, diçka fantastike duke parë se sa pak vite ka që luan në skenën ndërkombëtare.

Ishte Rrahmani ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 42-të të pjesës së parë me një goditje me kokë të pakapshme për portierin Schmeichel. 

Pas pushimit, Christian Eriksen ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 63-të. 

Megjithatë, rezultati 1-1 zgjati shumë pak momente pasi vendasit janë rikthyer në avantazh pas tri minutash falë një aksioni fantastik që u finalizua nga Celina. 

Befasia për vendasit ka ardhur në kohëm shtesë, me lojtarin  e Southampton, Hojbjerg, që ka barazua në minutën e 91-të dhe ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja. 

Një ndeshje e cila mund të ishte fituar, por barazimi ndaj një kundërshtari të fortë si Danimarka mbetet një rezultat i mirë për kosovarët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit