Kosova fiton derbin ballkanas, Anglia me 6 gola kundër racizmit

14 Tetor 2019
22:38
back button

Kosova ka fituar pa shumë probleme ndeshjen e gjashtë të grupit A ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-0 në Fadil Vokrri të Prishtinës. Skuadra e Challandes nuk e ka pasur të vështirë ndaj komshinjve ballkanas duke shënuar nga një gol për pjesë.

Ishte Rrahmani ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me kokë përpara se Muriqi të dyfishonte dhe të siguronte fitoren e tretë në gjashtë ndeshje.Me këto tri pikë të shtuara, Kosova ndodhet në vend të dytë, vetëm një pikë larg Republikës Çeke e vendit të dytë. Gjithçka është e hapur për fqinjët tanë.

Ndërkohë Anglia e cila ndodhet në të njëjtin grup me Kosovën ka fituar bindshëm 6-0 ndaj Bullgarisë në një sfidë e cila do të mbahet mend për polemikat në shkallët e stadiumit. Tifozët bullgarë kanë ofenduar anglezët me thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes.

Në fushë, gjithçka shkoi mirë për Tre Luanët. Rashford ka zhbllokuar rezultatin përpara se Barkley të shënonte një dopietë  në 12 minuta. Sterling ka shënuar golin e katërt para pushimit dhe të pestin në pjesën e dytë. Anglia ndodhet në vend të parë, por me fitoren e Kosovës, ishullorët akoma nuk e kanë siguruar kualifikimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit