Kosova luan dy “finale” për kualifikimin në Europian, ja lista e lojtarëve

8 Nëntor 2019
13:42
Alfred Lleshi
back button

Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë “nën armë” për dy kualifikueset e fundit të “Euro 2020”. Fjala është për sfidat tejet të rëndësishme të “Dardanëve” ndaj Republikës Çeke, në fushën e kësaj të fundit, dhe pastaj me Anglinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Respektivisht, këto dy ndeshje do të luhen më 14 dhe 17 nëntor. Nëse e hulumtojmë listën, konstatojmë se është rikthyer në përfaqësuese Besar Halimi, që së fundi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve. Bernard Berisha nuk është thirrur për shkak të lëndimit. Për arsye të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kosovës, Herolind Shala është grumbulluar, por nuk do të jetë i gatshëm të luajë, sepse është i lënduar. Megjithatë, Shala ka marrë leje speciale nga klubi për t’iu qëndruar afër shokëve të kombëtares në dy sfidat e rëndësishme, që mund të vlejnë edhe kualifikimin. Kosova vazhdon të vuajë mungesat afatgjata të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm, që kanë këputur ligamentet dhe vijojnë riaftësimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit