Kosova na jep leksion edhe jashtë fushe! Sepse aty të bësh gazetarin është profesion

13 Nëntor 2019
19:36
back button

Që kur përfaqësuesja e Kosovës ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e saj në futbollin ndërkombëtar dhe ka formuar bërthamën për një të ardhme ndryshe dhe të ndritur, mes xhelozisë për talentet që kanë afruar apo rezultateve që po arrijnë, në Shqipëri kemi mbetur ende mbrapa edhe në shumë hapa të tjerë…

Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Aty ku Federata Kosovare e Futbollit përpiqet që të jetë sa më pranë gazetarëve të terrenit dhe atyre që mbulojnë lajmet për përfaqësuesen e Dardanëve, edhe pse ata kanë plot të meta! E ndërsa këtu në Shqipëri preferohen që në vendet e avionit të udhëtojnë VIP-at apo persona që me këtë zanat nuk kanë asnjë lidhje, në Kosovë merren ata, raportuesit e lajmit dhe gazetarët e vërtetë… Shpesh, sigurisht, ka edhe përjashtime, por ata janë aty, në terren! Të bashkuar, si një dorë! Udhëtojnë edhe me autobuzë.

Mbi 20 gazetarë kanë postuar foto nga stadiumi i Plzen në Çeki ku do të jenë për të ndjekur ndeshjen e historisë! Federata Shqiptare  e Futbollit e ka të vështirë të “zaptojë” disa vende në stadium për ata që zanatin e gazetarit e ushtrojnë prej vitesh dhe që jetojnë me këtë punë, por preferon që të bëjë ndere edhe aty ku nuk i hyn në punë dreqit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit