Kosova pa frena, rrëmben dy talentet e Bundesligës!

19 Tetor 2019
9:20
Eraldo Harlicaj
back button

Kosova po kalon momente shumë të mira dhe ka zhvilluar eliminatore fantastike për kampionatin Europian. “Dardanët” kanë mundësi reale që të shkojnë në ndeshjet finale të këtij kompeticione, pasi ndodhen të tretët në grupin e tyre me Çekinë dhe Anglinë, ndërsa kanë dhe dy ndeshje pikërisht kundër tyre. Situatat e mira kanë nxitur të rinjtë t’i afrohen Përfaqësueses. 

Presidenti i FFK, Agim Ademi, foli në lidhje me afrimin e disa lojtarëve të rinj. Gazeta Olle bën me dije se dy emra të rinj do t’i bashkohen kosovarëve. Elvis Rexhbecaj dhe Leon Dajaku janë dy futbollistët e rinj që duken me premisa të mira dhe mund të ndikojnë shumë në cilësinë e kombëtares. 

Elvis Rexhebecaj luan te Wolfsburg. Ai është mesfushor mbrojtës, ndërsa vlera e tij në treg është 8 milion euro. 21-vjeçari pritet të pranojë ftesën e Bernard Challandes për sfidat ndaj Çekisë dhe Anglisë. Ky i fundit priti deri në momentin e fundit Gjermaninë, por duket se është dorëzuar dhe do t’i bashkohet skuadrës së Kosovës. 

Emri tjetër, apo “qershia mbi tortë” është Leon Dajaku. 18-vjeçari luan me Bayern Munchen II dhe po bën mirë. Ai luan si sulmues dhe bën sulmuesin e dytë dhe krahun. Bayerni e bleu nga Stuttgarti për 2 milionë euro. Një superafrim! 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit