Kosova pa kapiten, Challendes e zgjidh ndryshe nga Panucci

18 Mars 2019
18:21
back button

Për pesë vite me radhë kapiteni i Kosovës ka qenë Samir Ujkani, por në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit ai ishte në stol dhe shiriti i kaloi Valon Berishës.

Për ndeshjen ndaj Danimarkës, Ujkani pritet të jetë sërish në stol dhe vendin e tij ta marrë Arijanet Muriq, ndërsa Berisha është i dëmtuar.

Për këtë, trajneri Bernard Challandes duhet të bëjë një zgjedhje për miqësoren me përfaqësuesen daneze. Në konferencën për shtyp që u mbajt të hënën trajneri zviceran tha që Hekuran Kryeziu është kandidat për shiritin e kapitenit.

“Kemi disa lojtarë si Hekuran Kryeziu, që mund të jetë kapiten. Megjithatë për mua nuk është problem i madh. Do të flas me të gjithë futbollistët, të rinjtë dhe të vjetrit. Hekurani është kandidat por ne kemi edhe futbollistë tjerë që kanë karakter për të qenë lider”, deklaroi Challandes.

Trajneri zviceran duket se do e japë zgjidhje me dialog dhe ballafaqim konkret në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, i cili kapitenin e zgjedh me vota të fshehta nga lojtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit