Kosova publikon listën: Jashtë problematiku Avdijaj, Lazio “ngrin” Berishën

12 Mars 2019
15:15
back button

Trajneri i Kosovës, Bernard Challande ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë në prag të dy ndeshjeve të muajit mars.

Janë plot 24 lojtarë që do të jenë në dispozicion të trajnerit për miqësoren me Danimarkën dhe në përballjen me Bullgarinë për kualifikueset e Euro 2020.

Jashtë liste është lënë Donis Avdijaj, i cili nuk po luan me Willem II për shkak të masës disiplinore që është marrë ndaj tij. Është grumbulluar Valon Berisha, por mesfushori kthehet nga një dëmtim dhe këtë fundjavë pritet të jetë në stol për ndeshjen që Lazio do luajë ndaj Parma. Më pas do jetë stafi mjekësorë i klubit nëse do i japë “Ok” që Berisha të mund të shkojë te Kosova.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë:

Samir Ujkani – Caykur Rizespor

Arijanet Muric – Manchester City

Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti – Kalmar

Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron

Leart Paqarada – SV Sandhausen

Benjamin Kololli – FC Zurich

Arbenit Xhemajli – Neuchatel Xamax

Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Mesfushorë:

Florent Hasani – Diosgyor

Bersant Celina – Swansea

Valon Berisha – SS Lazio

Hekuran Kryeziu – FC Zurich

Herolind Shala – Vålerenga Fotball

Idriz Voca – FC Luzern

Besar Halimi – Brondby

Arbër Zeneli – Reims

Milot Rashica – SV Werder Bremen

Edon Zhegrova – Basel

Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:

Vedat Muriqi – Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit