Kosova rrëmben medaljen e dytë në Tokio, Nora Gjakova e artë në xhudo

26 Korrik 2021
12:18
Telesport
back button

Kosova ka rrëmbyer sot medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, sërish në sportin e xhudos. Sportistja Nora Gjakova  fitoi medaljen e artë në peshën -57kg, pas fitores në finale ndaj francezes Sarah Leonie Cysique.

Nora Gjakova i fitoi të katërta duelet e zhvilluara sot në turneun olimpik, duke shkëlqyer me paraqitjen e saj dhe e meritoi medaljen e artë. Dy ditë më parë, Kosova fitoi medaljen e artë me xhudisten tjetër Distria Krasniqi.

Kjo është pjesëmarrja e dytë e Kosovës si shtet në një Olimpiadë dhe në të dyja edicionet ka arritur të fitojë medalje ari. 5 vite më parë, në “Rio 2016” (Brazil), ajo që shkëlqeu ishte Majlinda Kelmendi, sërish në sportin e xhudos, ku mori medalje ari.

Festë e madhe për xhudisten kosovare pas triumfit, në lot gëzimi për këtë medalje, duke konfirmuar se ku sport është elitar në këtë vend.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit