Kosovari Berisha befason Bayern-in me një magji, më pas tërbohen bavarezët (Pamjet)

11 Mars 2023
16:15
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich është kthyer në fushë për javën e 24-të të kampionatit gjerman të futbollit. Skuadra e Nagelsmann pret në shtëpi ekipin e Augsburg.

Bavarezët, që kryesojnë me pikë të barabarta me Dortmund-in, synojnë të marrin tri pikët dhe të shkëputen nga rivalët e përjetshëm që do të përballen pak më vonë me Schalke-n.

GOLI I BERISHES – VIDEO

Megjithatë, ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për kampionët në fuqi të Gjermanisë, që kanë pësuar gol pas vetëm 2 minutash lojë. Ka qenë Mërgim Berisha që ka shënuiar për miqtë.

Sulmuesi gjerman me origjinë nga Kosova ka shmangur mbulimin e Cancelo-s me një lëvizje shumë të bukur brenda zonës së rreptësisë dhe ka mposhtur portierin Sommer pa shumë probleme.

GOLI I CANCELO – VIDEO

Bavarezët janë kundërpërgjigjur në minutën e 15-të pikërisht me ish-mbrojtësin e Manchester City-t, i cili ka barazuar me një gol shumë të bukur nga brenda zonës së rreptësisë.

Katër minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për skuadrën e Julian Nagelsmann. Edhe këtë herë ka qenë një mbrojtës që ka shënuar për Bayern-in, Benjamin Pavard, i cili ka marrë një asist me roveshiatë nga Mane.

GOLI I PAVARD – VIDEO

Mbrojtësi francez ka qenë protagonist edhe në minutën e 35-të duke realizuar edhe golin e tretë për ekipin e tij. 26-vjeçari ka realizuar me një goditje spektakolare fluturimthi brenda zonës së rreptësisë.

GOLI I DYTE I PAVARD – VIDEO

Në minutën e 45-të bavarezët kanë kompletuar pokerin me Leroy Sane. Ylli i kombëtares gjermane ka përfituar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë dhe ka shënuar me portën e boshatisur.

GOLI I SANE – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit