KOSOVË: Drita falënderon Fazliun, frenon Prishtinën! Gjilani përfiton

12 Korrik 2020
20:00
Telesport

Drita i afrohet titullit kampion me një gol që do të ketë një peshë të madhe në kampionat, duke qenë se vjen përballë Prishtinës, skuadër që tashmë del thuajse nga gara e fitimit të kampionatit.

Astrit Fazliu, ish-sulmuesi i Partizanit, ka gjetur barazimin në minutën e 82-të përballë Prishtinës në kryeqytetin e Kosovës. Krasniqi do të shënonte për ekipin e Dallkut, por vendasit nuk e mbajtën dot avantazhin deri në fund.

Foto: SC Gjilani/Facebook

Përfiton nga ky barazim Gjilani i Gentian Mezanit, që edhe pse me dhjetë futbollistë merr fitore të rëndësishme ndaj Drenicës me protagonist Razak Keita (dy gola). Gjilani shkon 61 pikë, 4 më pak se Drita.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit