Kosovë, titulli në “tre duar”: Januzi udhëheq Llapin!

5 Maj 2019
19:07
Anton Cicani
back button

Ka përfituar nga barazimi i Prishtinës në fushën e Dritës, në Gjilan, skuadra e Llapit, e cila mposhti me rezultatin 4-1 në Podujevë ekipin Trepça '89. Kjo ishte ndeshja mbyllëse e javës së 30-të të Ipko Superliga në kosovë.

E të mendosh që miqtë nga Trepça shënuan të parët me anë të Traore në të 17', por vendasit përmbysën gjithçka me tripletën e Ahmed Januzit dhe golin e Behar Maliqit.

Llapi tashmë është me pikë të barabarta me Prishtinën e Mirel Josës, 69 pikë, dy më pak se sa Ferronikeli me 71, ndërsa Trepça ’89 renditet në vendin e pestë me 39 pikë.

Në ndeshjen e radhës, llapjanët udhëtojnë për derbin e javës te Prishtina, ndërsa mitrovicasit presin Ferizajn. Fitore e rëndësishme edhe për Ballkanin, në garën mbijetesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit