Kosto e lartë nga aksidentet, ja arsyeja e vërtetë përse Schumacher u largua nga Formula 1

28 Nëntor 2022
10:26
Gentian Spiri

Mick Schumacher nuk rinovoi dot kontratën me makinën amerikane Haas, duke u larguar nga Formula 1 pas dy vitesh. Edhe pse këtë sezon piloti i ri gjerman arriti të grumbullojë pikët e para në karrierën e tij, duket se kjo nuk mjaftoi që ai të qëndrojë, duke i lënë vendin Nico Hulkenberg.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, arsyeja e vërtetë është se Mick i ka kushtuar shumë skuadrës amerikane. Aksidentet e tij kanë qenë të forta, duke patur një kosto më të lartë se 3 milionë euro. Duket se kjo shumë e përdorur në riparime ka penguar Haas që të punojë gjatë vitit për të përmirësuar makinën.

Këtë sezon, Mick pati tri aksidente të rënda, në Arabinë Saudite, Monaco dhe Japoni, që patën një kosto të lartë, sidomos aksidenti në vendin arab, që detyroi pilotin gjerman të mos garojë. Këto aksidente bënë që edhe sponsorët të mungojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit