Koulibaly ende pa rinovim te Napoli, lëshon alarmin e madh: “Me sa kam kuptuar disa do t’i humbasim, kurse të tjerë…”

22 Qershor 2022
17:35
Telesport
back button

Kalidou Koulibaly, mbrojtësi i Napolit, foli për BBC Sport Africa për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen: “Në Napoli ka shumë dashuri, tifozët më vlerësojnë, është fantastike kur bërtasin emrin tënd.

Unë u rrita atje, fëmijët e mi linden atje kam nje lidhje te vecante me napolitanët që janë edhe mbështetësit e parë të Senegalit dhe kam marrë shumë mesazhe kur fituam Kupën e Afrikës. Miqtë apo vëllezërit e mi priten mirë në qytet.

Nuk mund të them se jam totalisht i lumtur, sepse gara për Scudetton ishte e rëndësishme, por ne nuk arritëm të merrnim pikët që duheshin për ta fituar. Tifozëve u erdhi pak keq, ne donim t’ua jepnim atyre.

Është meakt dhe dhemb shumë. Napoli është si një vend i vogël, tifozët e duan klubin dhe ngjyrat e tyre. Mund të kishim bërë më mirë, por jemi të lumtur për rikthimin në Champions League.

E ardhmja? Do të humbasim disa lojtarë, të tjerë do të largohen sepse u skadon kontrata. Do të ketë disa ndryshime. Por unë e di që Napoli do të bëjë gjithçka për të luftuar për Scudetton”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit