“Koulibaly nuk do të shkojë te PSG, ai ka zgjedhur!” E përditshmja franceze zbulon të ardhmen

21 Maj 2020
17:39
Telesport
back button

Nëse përpara një viti, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis refuzoi rreth 80 mln euro për mbrojtësin shtatlartë dhe fizikisht të fortë, Kalidou Koulibaly, këtë verë duket se gjërat nuk do të shkojnë ashtu.

Koulibaly, infortunio più serio del previsto: i tempi di recupero ...

Oferta e parë që do të vijë dhe do të prekë pak a shumë atë shifër, përfshirë bonuset, do të pranohet. Së fundmi ishte folur për mundësinë PSG për belgun, por sipas “Le Parisien”, oferta e vërtetë dhe që mund të gëzojë Napolin do të vijë nga “Old Trafford”, pasi plani i Manchester United është të bëjë një dyshe ëndrrash bashkë me Maguire.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit