Koulibaly: Te Napoli qan dy herë…, ja pse e dua shumë Chiellinin

18 Nëntor 2021
13:15
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është i ftuari i episodit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Linea Diletta. Me rastin e kësaj bisede, Koulibaly trajtoi tema të ndryshme si lufta kundër racizmit, bashkëlojtarët, trajneri Luciano Spalletti dhe mjedisi blu. Për atmosferën e qytetit napolitan, lojtari deklaroi:

“Janë njerëzit që e bëjnë Napolin magjik. Dhe pastaj ka vende të bukura. Kur ngrihem kam fatin të shoh gjithë bregdetin, Vezuvin, Capri… Pastaj, kur je në fushë e kupton se sa e madhe është dashuria e qytetit për ekipin. Këtu ëndërrojnë, flenë dhe hanë me Napolin në mendje.

Gjithmonë më kanë thënë se në Napoli qan dy herë: kur mbërrin dhe kur largohesh. Jam i vetëdijshëm se ne luajmë për një qytet të tërë. Dhe Napoli është një qytet i madh. Pastaj, ne kemi miliona tifozë në mbarë botën, kur dalim në fushë duhet të japim 300%”.

Koulibaly është një nga lojtarët e shumtë në rreshtin e parë të luftës kundër racizmit: “Në fillim është shumë e vështirë të metabolizosh episodet e racizmit. Mendon se e ke gabim të ngresh zërin nëse dikush të ka lënduar. Por e bukura është se qyteti të bën të kuptosh se nuk je gabim. Mendoj se mund të bëjmë ende shumë për ta luftuar këtë problem.

Sidoqoftë, krahasuar me vitet e kaluara kemi bërë njëfarë përparimi. Unë e dua shumë Giorgio Chiellinin. Në fushë nuk mund të jem shoku i tij, por ai është një person i jashtëzakonshëm, më ka mbrojtur gjithmonë në të gjitha frontet, më ka dhënë edhe disa këshilla si futbollist dhe si njeri.

Më tha se i vjen shumë keq kur sulmohet nga ngjyra dhe kërkoi falje në emër të gjithë Italisë. Është një luftë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe më ka ndihmuar të ec përpara, është një shenjë e mirë për të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit