Kovac bën orakullin: Do të jetë një garë katërshe për titullin

13 Shtator 2019
19:38
Telesport
back button

Niko Kovac, trajneri i Bayern Mynih, shprehet se përveç skuadrës së tij dhe Borussia Dortmund këtë sezon në garë për titullin do të jenë edhe Bayer Leverkusen dhe Leipzig. Pikërisht ndaj këtij të fundit skuadra bavareze do të luajë të shtunën në Bundesliga.

Trajneri kroat shprehet se ka nevojë për të gjithë lojtarët në dispozicion për të zhvilluar një sezon të mirë. Veçanërisht Kovac pret shumë nga braziliani Philippe Coutinho. Fantazisti do ta nisë ndeshjen nga stoli, duke qenë se vjen nga rruga e gjatë pas miqësoreve që Brazili luajti në Amerikë.

Nuk është në formë dhe do të jetë në stol. Është e rëndësishme që luajti me Brazilin, por rruga e gjatë e ka lodhur. Do ta zëvendësojë Thomas Muller, që luajti mirë në ndeshjen e fundit. Unë kam nevojë që lojtarët të jenë të gjithë në 100% të formës”, tha Kovac.

Duke folur për pretendentet për titull, trajneri kroat tha: “Luajmë në fushën e Leipzig, një nga skuadrat pretendente për titull, bashkë me ne, Borussia dhe Leverkusen. Këto të katërta janë në të njëjtin nivel dhe pres një garë të fortë për titullin këtë sezon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit