Kovac dhe lista e kërkesave, klubi i refuzon 4 emra

17 Korrik 2019
16:11
back button

Niko Kovac është trajneri i Bayernit, por duket se drejtuesit e klubit nuk ia varin shumë, kur bëhet fjalë për merkaton. Edhe pse kroati ka kohë që pret përforcime, në mesfushë e lart ende nuk po duket asnjë përforcim dhe Sport Bild raporton se Kovac nuk është përfillur as kur ka prezantuar një listë me 4 emra si përforcime të mundshme.

Së pari, Kovac kërkoi që të eksplorohej mundësia e blerjes së dyshes së Borussia Mönchengladbach Denis Zakaria e Florian Neuhaus.

Dy mesfushorë të rinj, 22 vjeç secili, lojtarë shumë dinamikë dhe të pjekur tashmë, një investim i madh edhe për të ardhmen: Zakaria mesfushor me tipare mbrojtëse, Neyhaus me tipare sulmuese.

Megjithatë, drejtuesit e Bayernit nuk i morën parasysh këta dy emra, ashtu si nuk morën parasysh kërkesat e Kovac për sulmin. Kroati dëshironte Ivan Perisic nga Inter, apo Mario Mandzukic si alternativë për Lewandowskin, por edhe këta dy lojtarë nuk preferohen nga Hoeness me shokë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit