Kovac dhe Neuer, apel të qartë Bayernit: Duhet të jemi të pamëshirshëm!

16 Shtator 2019
9:29
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, i bën thirrje skuadrës së tij që të jetë më e pamëshirshme, pas barazimit 1-1 me RB Leipzig në Bundesligë, të shtunën. Bavarezët janë në vendin e tretë të klasifikimit aktual, dy pikë pas liderëve të Leipzig. “Ne duhet të bëjmë më shumë për të pasur epërsi, – tha Kovac. – Në fund të fundit, rezultati na bezdis. Kemi pasur më shumë shanse se kundërshtari, kemi luajtur mirë, por fatkeqësisht morëm dy pikë më pak seç kishim planifikuar. Në pjesën e parë bëmë paraqitjen më të mirë deri tani. Pas kësaj, e pamë veten në telashe”.

Edhe portieri i Bayernit, Manuel Neuer, ishte i zhgënjyer nga reagimi i shokëve të tij: “Rezultati 1-1 na ka shkundur pak, sepse në fushë ishim qartësisht superior. Nuk dolëm mirë nga kjo ndeshje. Ne duhet të marrim pikët e plota dhe t’i analizojmë problemet me kujdes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit