Kovac jep alarmin: Me këtë mbrojtje jemi zbuluar ndaj Liverpool-it

16 Shkurt 2019
9:19
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, paralajmëroi ekipin e tij se do ta gjejë veten zbuluar dhe nën presion të madh kundër Liverpool-it, nëse nuk përmirësohet në mbrojtje.

Gjigandët e Bundesligës u gjendën dy herë në disavantazh, para se të merrnin fitoren 3-2 ndaj Augsburgut, të premten. Sidoqoftë, mbrojtja bavareze e shqetësoi trajnerin Kovac, përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Liverpool në “Anfield”, të martën. 

Skuadra e tij nuk arriti ta mbante një herë të paprekur portën në gjashtë ndeshje të luajtura në vitin 2019: "Këto gabime në mbrojtje nuk mund të na ndodhin ndaj Liverpool, – tha kroati në një konferencë shtypi. – Nëse lojtarët e mi sillen kështu ndaj Liverpool, sidomos me tre sulmuesit atje (Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino), atëherë do të gjendemi në një situatë shumë të rrezikshme, në çdo minutë.

Kjo është arsyeja pse secili futbollist duhet të marrë përgjegjësi dhe të veprojë në mënyrë të disiplinuar. Nëse ia dalim të mbrohemi mirë, atëherë çdo ekip në Bundesligë ka cilësi për të shënuar. Nëse nuk e kemi topin, nuk veprojmë ashtu siç dua. E dimë se gabimet tona individuale më së shumti rezultojnë në gola të pësuar".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit