Kovac: Këtë sezon i kemi parë të gjitha. Thonë se do të largohem? Unë kam informacione të tjera

18 Maj 2019
18:08
back button

Bayern Munich ka fituar titullin e shtatë radhazi në Bundesliga-s, i pari nën drejtimin e Niko Kovac. Pas festës, këto janë fjalët e trajnerit kroat: 

Për dushin me birrë: “Është shumë i ftohtë! Gati sa nuk të pushon zemra. Megjithatë, e pranoj me kënaqësi.”

Për sezonin: “I kemi parë të gjitha, nuk ishte një sezon i lehtë. E nisëm mirë, pastaj bëmë disa gafa. Megjithatë e kemi marrë veten dhe kemi kapur Dortmund. Kjo tregon se çfarë lojtarësh kemi në skuadër, dua t’i falënderoj të gjithë.”

Për Robbery: “Unë jam shumë i lumtur për të dy. Nuk kishte mënyrë më të bukur për ta mbyllur karrierën te Bayern.”

Për thashethemet rreth largimit nga Bayern: “Në prapaskenë unë kam informacione të tjera. Jam i bindur se do të vazhdoj, këto janë informacione nga drejtuesit.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit