Kovac kritika skuadrës: Po lëmë shumë pikë rrugës

15 Shtator 2019
12:04
Telesport
back button

Barazimi i dytë në kampionat për skuadrën e Bayern Mynih ka mërzitur trajnerin Niko Kovac, që ka humbur kreun. Skuadra kampione e Gjermanisë barazoi 1-1 në fushën e Leipzig, ekipit që kryeson kampionatin.

Në pjesën e parë luajtëm mirë, ndoshta paraqitja më e mirë e këtij sezoni. Nuk lejuam rivalët tanë të bëjnë asgjë në fushë dhe dominuam. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe ia ndërlikuam punën vetes në pjesën e dytë”, tha Kovac.

Nuk duhej të kishim lejuar atë penallti në fund të pjesës së parë. Leipzig ndryshoi lojën e tij dhe më pas, pjesa e dytë u bë më e fortë. Edhe pse luajtëm mirë nuk fituam dot, duke lënë sërish dy pikë. Po lëmë shumë pikë rrugës dhe është vetëm fillimi”, tha Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit