Kovac në qiellin e shtatë: Ndeshja më e mirë e sezonit

16 Dhjetor 2018
10:53
Telesport
back button

Kohët e vështira duket se kanë kaluar për skuadrën e Bayern Mynih dhe trajneri Niko Kovac mund të buzëqeshë, sidomos kur sheh ekipin të trumfojë 4-0 jashtë fushës së tij. Fitorja me “poker” në fushën e Hannover ka gëzuar pa masë trajnerin kroat, që i ka vënë notën “10” skuadrës së tij. Kovac e ka konsideruar këtë sfidë si më të mirën e Bayern këtë sezon.

Dua të falënderoj skuadrën për këtë paraqitje, për këtë fitore dhe kënaqësinë që më dha të shihja një ekip perfekt në fushë. Pas barazimit 3-3 ndaj Ajax nuk ishte e lehtë, për treguam se jemi një ekip me karakter dhe që gjithnjë luan për fitore. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si fizikisht ashti dhe psikologjikisht. Dominuam për 90 minuta, krijuam dhe shënuam shumë gola, ndaj e merituam fitoren”, tha Kovac.

Pavarësisht kësaj, Bayern qëndron sërish 9 pikë pas Borussia Dortmund, që gjithashtu fitoi dhe ruan kreun, ndërsa kampionët e Gjermanisë qëndrojnë në vendin e dytë. “Nëse luajmë kështu gjithnjë kjo diferencë mund të ngushtohet në javët në vijim. Duhet ta mbyllim këtë vit me fitore, duke vënë në presion rivalët. Kjo skuadër ka shumë për të dhënë, ndaj jam i bindur se mund t’ia dlim mbanë”, tha Kovac.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit