“Krahasimi me Messi-n më shkatërroi karrierën”

7 Dhjetor 2018
20:55
Denis Hakanaj
back button

Bojan Krkic, ish sulmuesi i Roma-s dhe Milan-it, që aktualisht luan në Angli te Stoke City, ka dhënë një intervistë për “BBC”, ku ka folur edhe mbi eksperiencën e tij në Itali dhe në veçanti për periudhën e shkurtër te verdhekuqtë. 28-vjeçari, një premtim i madh në futbollin europian, ka zbuluar disa prapaskena që kanë ndodhur në kryeqytetin italian, ku pritshmëria rreth tij ishin shumë e lartë.

Prapaskena – “Më kujtohet një ndeshje e humbur në transfertë (kundër Atalantas 4-1) dhe tifozët që na prisnin para autobusit. Ata na thanë: ‘Këtë e humbët, mirë, por javën tjetër është derbi, ku nuk duhet të gaboni’. Ka disa lojtarë që e vuajnë këtë lloj presioni, kurse disa të tjerë jo: mund të them së në Premier League nuk ndodh diçka e tillë dhe se më pëlqen të luaj këtu”.

Messi i ri – “Erdha në Romë me shumë pritshmëri. Më quanin Messi i ri, por Lionel shënonte tre gola në një ndeshje, ai është një kampion. Edhe nëse luaja mirë nuk mjaftonte, duhet të isha gjithmonë më i miri, ylli i ndeshjes. Duhet të isha Messi. Sigurisht që kjo gjë nuk më ndihmoi të rritesha si futbollist”.

Bojan, i cili luajti me fanellën e Romë-s në sezonin 2011-2012, vitin pasardhës u transferua tek Milan-i, ku në 19 paraqitje shënoi vetëm 3 gola, duke konfirmuar vështirësitë në futbollin italian. Tashmë ndodhet tek Stoke City, ku luan vazhdimisht dhe, siç thotë ai, ka gjetur buzëqeshjen dhe lumturinë e të luajturit futboll

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit