Juventus nuk është kualifikuar në 1/8-at e Champions League pas nëntë vitesh dhe bota bardhezi ka pikëpyetje në lidhje me krizën e skuadrës së Massimiliano Allegri-t.
Në rrjete sociale nuk mungojnë thumbimet dhe talljet ndaj bardhezinjve, dhe në orët e fundit po shkakton shumë debate një video që vë përballë nxehjen e Juventus-it me atë të PSG-së para ndeshjes së fundit të grupit në Allianz Stadium, e luajtur të mërkurën në mbrëmje dhe e fituar 2-1 nga francezët.
Filmimi është bërë menjëherë viral: dy skuadrat janë kapur në një fazë klasike të nxehjes para ndeshjes, ushtrimi i kuadratit në mesfushë, ku të gjithë lojtarët ia pasojnë topin njëri-tjetrit duke kërkuar të mos i kapet nga shokët e skuadrës që janë në mes.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) November 4, 2022
Në këtë video shihet në fillimi ushtrimi i Juventus-it: shumë rrëmujë dhe shumë gabime nga ana e bardhezinjve, që duket se nuk e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe përplasen mes tyre.
Më pas shfaqet ushtrimi i kryer nga Messi, Mbappe, Verratti dhe kampionët e tjerë parisienë: shumë shpejtësi, rregull dhe pasime me prekjen e parë.
Filmimi, i montuar enkas në këtë mënyrë, ka dashur të tregojë diferencën e qartë teknike dhe e vizionit të lojës mes dy skuadrave dhe ka bërë të shpërthejë një debat mes tifozëve në rrjetet sociale mbi cilësinë e skuadrës së Allegri-t.