Kramer dhe takimi i veçantë me Messi-n: Ja çfarë i kërkova

5 Qershor 2020
20:04
Denis Hakanaj
back button

Shpesh jeta të ofron mundësi që është mirë të mos i lësh të të shpëtojnë.

Kjo është ajo që ka bërë mesfushori i Monchengladbach, Christoph Kramer, pas një ndeshje kundër Barcelona-s. Ish-lojtari i Bayern-it, në fakt, ka patur një takim të veçantë me Leo Messi-n pas ndeshjes.

Gjatë një interviste të dhënë për Goal, Kramer ka rrëfyer anekdotën e tij: “Fanellat e preferuara të koleksionit tim janë ato të ndeshjeve të mëdha, ndoshta të Champions-it. Të luash kundër skuadrave si Barcelona është speciale”.

“Messi më ka dhënë të tijën, isha shumë i lumtur. E kam vënë në konizë dhe e kam varur në murin e shtëpisë. Ia kam kërkuar  gjatë një kontrolli antidoping, isha ulur afër tij dhe kam detyruar veten t’ia kërkoja”.

“Ai ka pranuar dhe e ka hequr. Unë i kam thënë ‘Faleminderit’, ai ‘Të lutem’. Ja, ky ka qenë këmbimi i fanellës me Messi-n”.

Kramer është përballur me Messi-n në finalen e Botërorit të 2014-ës para se të dëmtohej në një përplasje me Garay-n dhe të humbte kujtesën.

Në fakt, është e famshme fraza që ai i ka thënë arbitrit Rizzoli: “Arbitër, kjo është finalja?”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit