Krasniqi: Konkurrenca me Partizanin? Ne jemi këtu për të fituar titullin!

15 Janar 2019
10:09
Alfred Lleshi
back button

Kukësi e ka të qartë objektivin e vet, falë këmbënguljes së presidentit Safet Gjici. Në këtë kah kanë shkuar edhe investimet, qofshin këto edhe në përforcime të rastit, gjatë merkatos së janarit. Titulli kampion mbetet e vetmja arritje, që e kënaq kreun e klubit verilindor. Në funksion të kësaj po kryhet edhe fazë përgatitore e dimrit në Antalia, në kushte optimale, ku po luhen edhe ndeshje miqësore. 

Pas fitores së djeshme, 2-0 ndaj Shakhter Karagandy, atmosfera duket më pozitive se kurrë te nënkampionët. Duke folur për faqen zyrtare të klubit, mbrojtësi Gëzim Krasniqi deklaron nga Antalia: “Të them të drejtën jemi përgatitur mirë. Në këto kushte të përshtatshme klimaterike dhe me terrene shumë të mira, një skuadër futbolli përfiton shumë. 

Besoj se po i marrim maksimumin kësaj faze. Përgatitorja në të tilla kushte bashkon grupin, rrit harmoninë mes lojtarëve dhe atmosfera bëhet më pozitive. Konkurrenca me Partizanin? Ne jemi këtu për të fituar titullin dhe nuk duhet të merremi me atë që bëjnë kundërshtarët. 

Duhet të bëjmë punën tonë dhe t’i marrim maksimumin çdo ndeshjeje, pavarësisht kundërshtarëve që do të kemi përballë: Partizanin, Skënderbeun, Tiranën, Laçin apo Kastriotin. Jemi 4-5 ekipe afër njëri-tjetrit me pikë. Duhet ta çojmë deri në fund këtë punë që kemi nisur. Sfida e parë me Laçin, për vitin 2019, pas përgatitores së dimrit? Do ta fitojmë, patjetër!”

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit