Krenar për 19-vjeçarin kuqezi! Broja, “adoleshenti” më produktiv në 6 kampionatet elitare të Europës

22 Shkurt 2021
11:18
Alfred Lleshi
back button

Armando Broja po na bën krenarë si shqiptarë. Me paraqitjet e tij te Vitesse në Hollandë, në elitën e futbollit të këtij vendi, shkodrani kuqezi po dëshmohet një bomber i vërtetë. Ky huazim po i shërben për të treguar veten, për t’u “farkëtuar” edhe më mirë në “Eredivisie” dhe pastaj, pse jo, për t’u kthyer plotësisht i pjekur te Blutë e Londrës, të cilët kanë kartonin e 19-vjeçarit.

Një blog pranë klubit londinez ka evidentuar një fakt mjaft interesant: Me 8 gola të shënuar në më pak se 1000 minuta aktivizim, Armando Broja është adoleshenti me finalizimin më pozitiv në gjashtë ligat më të mira të Europës këtë sezon, ku përfshihen Anglia, Spanja, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Franca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit