“Krenar që pashë këtë çmenduri!”, holandezi rrëfen titullin historik të Partizanit! (FOTO+VIDEO)

14 Maj 2019
16:41
Anton Cicani
back button

E quajnë "Njeriu i 12-të" ose ndryshe "De Twaalfde Man", një blog që i kushtohet pikërisht atmosferës së stadiumeve, tifozerisë, pasionit, sakrificave dhe asaj që shpesh kamerat nuk tregojnë… 

Nga Roterdami i Holandës në Tiranë, "Selman Stermasi", pikërisht kjo faqe e njohur në Europë dhe që ka disa profile të ndryshme në rrjetet sociale Instagram, Facebook, ëebsite por edhe Tëitter, më 12 maj ishte në kryeqytet, pasi luhej derbi Partizani-Tirana.

Një ndeshje jo si të tjerat, një ndeshje ku vendosej titulli kampion, ku luhej për krenarinë, ku luhej edhe për mbijetesë…

Shiu nuk ndali tifozerinë, por sidomos të dërguarin e faqes "The 12 man!", pra ai që dokumentoi dhe faktoi gjithçka me video, fotografi dhe sidomos një artikull të gjatë.

"Të mbijetosh nga rënia… Të presësh 26 vjet (!) për të fituar ende titullin. Emocion puro, pasion dhe dashuri. FK Partizani fitoi titullin e 16-të në derbin ndaj Tiranës. Çfarë fitore e ëmbël. Skena të çmendura. Jam entuziast që isha pjesë e asaj ditë të paharrueshme. Përgëzimë!".

Nis kështu artikulli i gjatë, rrëfimi i një pasdite që u kthye histori… Kur turma braktisi tribunën për fushën dhe çliroi atë energji, pasion, dashuri, emocion që mbante brenda prej shumë kohësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit