Krimineli Ibra, pezullim në horizont për suedezin (VIDEO)

22 Korrik 2019
12:06
back button

Zlatan Ibrahimovic mund të pezullohet nga MLS, për shkak të një incidenti që ka ëmtuar seriozisht një lojtar kundërshtar, duke e detyruar të operohet.

Ibrahimovic ishte protagonist absolut i derbit të Los Angeles fundjavën e shkuar, duke shënuar 3 golat e fitores 3-2 që LA Galaxy arriti ndaj Los Angeles FC.

Megjithatë, suedezi zemëroi pa masë drejtuesit dhe lojtarët kundërshtarë, kur në një përplasje me Mohamed El-Monir në pjesën e dytë e goditi qëllimisht me bërryl mbrojtësin libian, duke e lënë të shtrirë përtokë.

Ishte një hakmarrje e pastër, sepse pak minuta më parë El-Monir kishte shkaktuar një faull të ashpër dhe Galaxy kërkoi karton të kuq, por Ibra mendoi ta zgjidhte ndryshe çështjen dhe ia hodhi paq, sepse VAR nuk ndërhyri.

Megjithatë, pas ndeshjes drejtuesit e LAFC protestuan ashpër dhe komisioni i disiplinës të MLS-së do ta marrë në shqyrtim incidentin, me Ibrahimovic që rrezikon të pezullohet sërish, pas 2 ndeshjeve pezullim marrë në maj për sjellje të dhunshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit