Kristal Abazaj: “Gjicit i thash të largohej sepse…!”

21 Shtator 2019
21:43
back button

Protagonist kryesor i ndeshjesh me golin e shënuar që në minutën e 17’ për t’i dhënë avantazhin Kukësit ndaj Tiranës, pas fitores 2-1 ndaj bardhebluve, Kristal Abazaj ka zbuluar jo vetëm emocionet e përjetuara, por edhe bisedën e tij me presidentin e verilindorëve, Safet Gjici.

“Është e vërtetë që kthehem të luaj në fushën e lojës pas një kohë të gjatë. Jemi profesionistë dhe flasim në fushë ndaj atyre që na kritikojnë”. 

“Fjalët e merkatos i takojnë merkatos. Unë jam profesionist dhe do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Nuk jam penduar për transferimin tim te Kukësi, sepse ai ka bërë investim të madh. Presidenti kërkon shumë nga ekipi sepse ka investuar shumë dhe pret shumë”. 

“Në takimin që kisha sot me presidentin i thash të largohet sepse në orën 19:00 do të fillojë ndeshja dhe ai u largua. Jam në 70% të formës time”, deklaroi Abazaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit