Kritika dhe helme, Conte mbron ekipin dhe gjen problemin e Interit

12 Korrik 2020
18:00
Telesport
back button

Objektivi: reagim! Interi i Antonio Conte duhet të lërë pas rezultatet zhgënjyese dhe mënyra më e mirë për ta bërë atë mbetet fitorja ndaj Torinos dhe duke barazuar Lazion e vendit të dytë.

Trajneri zikaltër analizoi sfidën e të hënës në mbrëmje në “San Siro”, përballë ekipit granata, duke folur për Inter TV.

“U thashë djemve se isha i kënaqur me performancën e ofruar në Verona. Rruga është e duhura, ajo e lojës, ritmi dhe presioni, por duhet të kufizojmë gabimet. Po paguajmë gabime të rëndësishme individuale gjatë kësaj kohe”.

“Torino meriton një renditje tjetër dhe ka cilësi më lart nga pozicioni ku ndodhet. Kishte nisur me objektiva të tjerë dhe tani vijnë në “San Siro” për pikë. Duhet ta fitojmë”.

“Po bëjmë gjëra të mira, duke qenë në gjendje të fitojmë, por ndodh edhe të mos marrim rezultatin e kërkuar dhe dëshiruar”.

Sa i përket kalendarit, tekniku zikaltër shtoi: “Do të bëjmë vlerësime, fillon një periudhë edhe më intensive. Ne luajmë të hënën, pastaj të enjten dhe më në fund të dielën, gjithmonë në mbrëmje dhe me dy udhëtime jashtë fushe”.

“Do të bëjmë rotacione, por unë jam i qetë: përtej dëmtimeve, ata që zbresin në fushë gjithmonë përgjigjen shumë mirë”.

Lukaku rrezikon pas një dëmtimi të lehtë, por Conte ka besim: “Shpresoj që ta kemi në dispozicion për rëndësinë që ka në këtë grup. Do të bëjmë vlerësimet e duhura pa ndërmarrë rreziqe. Humbja e tij tani do të thoshte të mos e kishim më atë për pjesën tjetër të sezonit. Barella po përmirësohet, shpresoj ta kem anë Ferrara ose kundër Romës. Sensi po rikuperohet, Vecino është akoma i padisponueshëm. Do të flasim me stafin mjekësor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit