Kritika: Higuain është përkeqësuar dhe kjo duket qartë

14 Dhjetor 2018
22:51
Denis Hakanaj
back button

Olympiacos ka eliminuar Milan-in nga Europa League. Kuqezinjtë janë penalizuar nga atmosfera e zjarrtë në Greqi, arbitri dhe shumë gjëra të tjera, por kryesisht nga loja e keqe.

Mes lojtarëve që kanë zhgënjyer ka qenë edhe Gonzalo Higuain, që jo vetëm nuk ka shënuar, por ka qenë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes.

Për këtë ka folur Pier Paolo Marino, ish-drejtuesi i Napoli-t: "Higuain është përkeqësuar dhe kjo duket qartë. Ka shumë arsye për këtë. Dëmtimi që ka pësuar dhe karakteri i brishtë janë arsyet kryesore", ka thënë ai.

"Kundër Olympiacos e kam parë në hije, por edhe pjesa tjetër e skuadrës nuk ka luajtur mirë", ka përfunduar Marino.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit