Kritika për Topin e Artë të fituar nga Messi: babai i Pleshtit përgjigjet në rrjetet sociale…

2 Dhjetor 2021
16:01
Denis Hakanaj
back button

Topi i Artë 2021 i fituar nga Leo Messi ka shkaktuar shumë polemika.

Kanë qenë shumë ish-yjet e futbollit që kanë dalë “kundër” trofeut të shtatë të fituar nga Pleshti. Më saktësisht, nuk kanë dalë kundër asaj që përfaqëson futbollisti argjentinas, por për atë që ndoshta e meritonte më shumë çmimin prestigjioz: Robert Lewandowski.

Nëse numri 30 i PSG e ka shprehur opinionin e tij në skenë, babai i tij e ka bërë në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur në mënyrë të qartë kritikave të bëra kundër djalit të tij.

“Bla Bla Bla, vazhdoni…”, ka qenë komenti në Instagram i Jorge Messi-t, të shoqëruara me fotografinë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Postimi i babait të Leos ka marrë shumë komente në favor, por edhe kundër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jorge Messi (@jorge.sole)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit