Kritikat dhe marrëdhënia e ngushtë me yllin e Inter-it, flet De Ligt

13 Nëntor 2019
18:01
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Juventus-it, Matthijs De Ligt, ka folur nga grumbullimi me Holandën për Nos Voetbal. Pak fjalë, por të rëndësishme, në lidhje me momentin që po kalon me bardhezinjtë dhe kombëtaren.

Qendërmbrojtësi i ri ka folur për kritikat që ka marrë, por edhe për paraqitjet e fundit në të cilat ka qenë protagonist edhe duke shënuar:

“Kritikat? Ka qenë vetëm një moment. Kam luajtur një ndeshje të bukur kundër MIlan-it dhe kam shënuar golin e fitores në derbin e Torino-s. Duhet të them se ka qenë shumë bukur dhe jam gëzuar shumë”, ka thënë   De Ligt.

“Konkurrenca me De Vrij? Është një luftë e madhe me Inter-in në kampionat, por këtu te Holanda e shikoj si mik. Nëse duhet të luajë ai, e pranoj. Dhe nëse duhet të luajë unë, ai e pranon. Jemi shpesh bashkë. Më pëlqen të kem dikë me të cilin mund të flas”, ka përfunduar holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit