Kritikat e Mourinhos, Tottenham favorizohet dhe kalon pa luajtur në Kupë

21 Shtator 2020
20:46
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami do të kalojë pa luajtur në EFL Cup. “Spursat” nuk do të luajnë me ekipin e League Two sepse disa nga futbollistët e kundërshtarëve janë pozitivë me COVID-19.

Drejtuesit e Federatës kanë vendosur që të kalojnë në raundin tjetër Tottenhamin pa luajtur, sepse nuk kanë data të tjera të lira për të shtyrë takimin shkruan Football Insider.

Një lajm i mirë ky për trajnerin Jose Mourinho, pasi portugezi u ankua për kalendarin e ngjeshur. Djemtë e tij do të pushojnë dhe do të jenë gati për ndeshjen kundër Shkëndijës së Tetovës në Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit