Kritikat ndaj Eriksen, trajneri Pochettino kundër rrymës

5 Nëntor 2019
21:10
back button

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat para sfidës ndaj Yllit të Kuq të Beogradit, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League ka folur për disa prej temave më të nxehta në kampin e “Spurs” në këtë moment, mes të cilave edhe kritikat ndaj Eriksen.

“Dëmtimi i Silva-s pas përplasjes me Son? Na vjen shumë keq për atë që ndodhi, por jemi të lumtur që sot po shkon gjithçka mirë dhe shpresojmë se mund të rikuperohet sa më shpejt. Mbetëm të gjithë shumë të tronditur, por tani jemi mirë”.

“Isha i sigurtë se VAR do të përmbyste vendimin për kartonin e kuq ndaj Son. Problemi është se VAR duhet t’i kontrollojë këto gjëra. Ishte e dukshme për të gjithë se ndërhyrja nuk ishte për karton të kuq”.

“Eriksen? Nuk besoj se paraqitjet e tij janë ndryshe nga ato të pesë viteve të fundit. Impenjimi i tij është gjithmonë i njëjtë dhe jam i kënaqur me rendimentin e tij. Shohim shumë te kontratat e futbollistëve. Mendoj se futbollistët impenjohen më shumë kur ndodhen në vitin e fundit të kontratës”, deklaroi ndër të tjera Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit