Kriza e Atletico Madrid, momenti më i keq i Simeone-s në 10 vite

24 Dhjetor 2021
15:18
Denis Hakanaj
back button

Nga 23 dhjetori i 2011-ës, qëkur Diego Simeone ka marrë drejtimin e Atletico Madrid, Coclhoneros nuk kanë patur një moment kaq negativ.

në këto 10 vite janë fituar edhe disa trofe: dy kampionate, një Kupë e Mbretit, një Superkupë e Spanjës, dy Europa League dhe dy Superkupa të Europës, përveçse ka arritur dy herë finalen e Champions League.

Në këtë sezon, kampionët në fuqi të Spanjës, pas 18 ndeshjeve të para në La Liga, janë të pestët në renditje 17 pikë larg Real Madrid-it kryesues me 29 pikë nga tetë fitore, 5 barazime dhe 5 humbje.

Një 2021 për Simeone-n pothuajse për t’u harruar, me Cholo-n që ka fituar më pak se gjysmën e 51 ndeshjeve të luajtura në këtë vit kalendarik.

Një krizë pa fund, që nuk është parë kurrë në 10 vitet e mëparshëm dhe që tregon se skuadra po kalon momentin më të keq nën drejtimin e argjentinasit, pas katër humbjeve radhazi kundër Granada-s, Sevilla-s, Mallorca-s dhe Real Madrid-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit