Kriza e Luftëtarit nuk kalon me llafe, nisin largimet në Gjirokastër

8 Dhjetor 2018
11:04
back button

Luftëtari është në krizë të thellë financiare dhe vetë klubi është aq i çorganizuar, saqë nuk e ka problem të furnizojë mediat me dokumente ku një drejtues u kërkon aksionerëve të klubit të futin dorën në xhep dhe të hedhin ndonjë lek, sepse lojtarët nuk paguhen prej muajsh, disa kanë bërë kërkesë në FSHF për prishje kontrate, skuadra nuk ka para as të udhëtojë e të paguajë hotelin në transfertë dhe restorantet e qytetit nuk pranojnë më të ushqejnë futbollistët pa u paguar.

Ndërkohë, humori vazhdon me premtime për shlyerje totale dhe me deklarata të tipit: "Krizë? Nuk ka krizë te Luftëtari, vetëm vonesa të vogla në pagesa, por do rregullohet gjithçka brenda pak ditësh".

Lojtarët nuk besojnë më dhe janë lodhur nga kjo situatë, ndaj në janar pritet eksod dhe lojtarët më të mirë, nga Shkurtaj deri te Rroca, janë që tani në treg, falas.

Ndërkaq, "Sportekspres.com" raporton se vlonjati Lejdi Liçaj është praktikisht i pari i larguar nga bluzinjtë, pasi ka refuzuar të zbresë në fushë pa u paguar dhe në ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar fare, aq sa me Kukësin nuk u përfshi as në stol.

Ndonëse po bën stërvitje sa për të ruajtur formën fizike, mbrojtësi 31-vjeçar në janar do të gjejë ekip tjetër dhe në Superiore ka disa klube që interesohen për të, pasi bëhet fjalë për një futbollist me shumë eksperiencë, që edhe këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje në formacion për Luftëtarin.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit