Kriza e madhe e yllit portugez. Joao Félix, i fundit në radhë dhe… pa rrugëdalje

21 Tetor 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Kriza, “telenovela” vazhdon: Joao Félix dëshiron të largohet nga Atlético Madridi. “Më pëlqen që ata më shohin si udhëheqës të ekipit”, – tha Joao Félix për MARCA pak më shumë se një muaj më parë. Portugezi e kishte nisur mirë sezonin dhe askush nuk e kundërshtoi rëndësinë e tij tek Atlético. Pavarësisht se nuk shënoi, nga tetë duelet e para të sezonit kishte qenë titullar në shtatë prej tyre.

Megjithatë, diçka u prish në derbi. Atë ditë ai filloi si titullar, por nuk e përsëriti më kurrë atë rol në katër ndeshjet vijuese të La Liga (Sevilla, Girona, Athletic dhe Rayo), po ashtu në dy ndeshjet e Champions League (të dyja kundër Bruges). Në fakt, në dy nga ato ndeshje (kundër belgëve dhe Vallecanos në “Metropolitano”) nuk doli as në fushën e blertë. Gjashtë duele që përputhen me notën më të keqe si lojtar i Atléticos.

Është e vërtetë që pjesëmarrja e tij në të gjitha ato ndeshje ishte më e madhe se ajo e ndonjë prej dueleve në të cilat ka qenë zëvendësues tani: 31, 33, 23, 17, 24 dhe 27 minuta respektivisht, ndërsa Correa dhe Luis Suarez e tërhoqën Atléticon nga moçali për të përfunduar me ngritjen e titullit.

Tani, në serinë aktuale, ai mezi ka 37 minuta në 6 ndeshje. Kundër Girona arriti kufirin me 16 minuta, ndërsa kundër Bruges 10, kundër Athletic 8 dhe kundër Sevilla vetëm 3. Me këto shifra ai është bërë i fundit në rreshtin e parë. Nga lideri në sulmuesin e pestë, tani që Griezmann mund të startojë dhe të grumbullohet (443 minuta e pesë starte, me një gol dhe dy asiste).

Morata nga ana e tij ka 311 minuta me katër starte, në të cilat ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist. Numri 19 është i dyti që ka luajtur më shumë dhe pasohet nga Correa, i cili ka luajtur 259 minuta (tre starte në të cilat ka shënuar dy gola). Lista mbyllet, përtej Joao, me Cunha që grumbullon 208 minuta në pesë duele, me dy starte, por pa kontribuar në gola apo asiste.

Në funksion të kësaj situate, dhe siç do të parashikonte MARCA, Joao Félix dëshiron t’i japë fund rrugëtimit të tij tek Atlético. Në fakt, agjenti i tij Jorge Mendes tashmë ka nisur punën për të gjetur një rrugëdalje. Nga njëra anë kërkimi i klubeve të rëndësishme në Europë, që mund të interesohen për portugezin, nga ana tjetër këmbëngulja në zyrat e “Metropolitano” se vazhdimësia e tij është e paqëndrueshme.

Megjithatë, për momentin drejtuesit e klubit mbeten jo fleksibël për të hequr qafe një futbollist, të cilin vazhdojnë ta konsiderojnë si një pjesë thelbësore të projektit të tyre të ardhshëm. Sigurisht, duke qenë se klauzola e tij ndaluese shkon në 350 milionë, tek Atlético nuk i referohen çmimit të lirisë së tij, por dëshirës për të mos e shitur futbollistin. Një çarje përmes së cilës Jorge Mendes synon të hyjë për të gjetur një ofertë që do t’i bënte drejtuesit e Atleticos të rimendojnë pozicionin e tyre.

Deri atëherë, ajo që nuk duket se do të ndryshojë në afat të shkurtër është roli i Joao Félix në ekip, sepse siç do ta bënte të qartë Simeone privatisht dhe publikisht, rikthimi i tij në formacion nuk do të jetë i mundur derisa ta meritojë në stërvitje, për të rrëzuar ata që tani e kanë zënë vendin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit