Kriza e Nwabuezes, Cicani zbërthen ngërçin e sulmuesit

10 Shkurt 2020
23:16
Eraldo Harlicaj

Kryeredaktori i Telesport, Anton Cicani, i ftuar në emisionin “Pressing”, në ABC News ka folur për “mini-krizën” e Kyrian Nwabuezes. Ai ka shpalosur mendimin e tij në lidhje me sulmuesin kryesor të Laçit duke e cilësuar si një nga më të mirët e Superiores.

“Cungu është munduar ta mbajë Nwabuezen me këmbë në tokë. Kyrian erdhi si i panjohur këtu, markimi i kundërshtarëve nuk ishte kaq i madh sa është tani. Është ndryshe nga fillimi, e tani. Ne po flasim për Nwabuezen, po dalim jashtë binarëve. Nuk po thosha që Nwabueze ka CV shumë të pasur. Ai erdhi në Shqipëri dhe çdo goditje po bënte, po shënonte. Ai dukej sikur kishte zar. Kjo ‘krizë e tij’ do të kalojë shpejt. 

“Nwabueze nuk duhet të jetë përgjegjësi për çdo gjë që po bën Laçi. Laçi nuk është ai i para 5 javëve, lojë e rrjedhshme dhe gjithë të tjera. Laçi po has vështirësi këto javë. Edhe Shkurtaj ka pasur një periudhë që po vuante, pasi nuk ka qenë Kukësi në formë”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit