Kriza e rezultateve te Lazio, Sarri i falet Strakoshës

4 Dhjetor 2021
10:56
Alfred Lleshi
back button

Lazio në mes të ndryshimeve, por për të parë rezultate të shkëlqyera, duhen ato që trajneri do të donte dhe pret nga tifozët, kohë dhe lojtarë të tjerë. Sarri tashmë ka dërguar sinjale për klubin, meqë afron merkatoja. Tani për tani, me lojtarët në dispozicion, ai mund të sjellë vetëm disa të reja në formacion.

Që në ndeshjen e radhës pritet stafeta në portë, me Strakoshën që mund të debutojë në Serie A për këtë sezon kundër Sampdorias. Për momentin ai ka luajtur vetëm në “Europa League”. Lazio pëson shumë gola, ndaj në qendër të kritikave përfundoi edhe portiere spanjoll, i cili u shfaq jo shumë reagues në situata të ndryshme.

Si për të thënë: në disa raste mund të kishte bërë më shumë. Ai pranon kritikat dhe shikon përpara: “Më vjen keq për momentin, por nuk do të dorëzohem. Nuk jam dorëzuar kurrë. Me punë dhe kokën ulur do të dal nga kjo situatë”, – ka shkruar ai në Instagram.

Këtë herë Pepe Reina mund të ulet në pankinë dhe të shohë kolegun e tij, Strakosha si titullar, i cili ka qëndruar në hijen e tij prej një viti e gjysmë. Një vendim që i përket Sarrit dhe që do ta marrë përpara nisjes për në Genoa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit