Kriza te Bayern Munich, është zyrtare data kur vendoset e ardhmja e trajnerit

11 Dhjetor 2019
21:07
back button

Është vendosur nga Bayern Munich që më datë 21 ose maksimalisht një ditë më pas, më 22 dhjetor do të vendoset e ardhmja e trajnerit Hans Flick. Skuadra në kampionat është shumë pas në krahasim me pozicionin në të cilin duhet të ishte. Gjërat nuk po shkojnë më së miri dhe për këtë motiv po mendohet për ndryshimin e radhës. Drejtuesi i lartë i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge ishte shumë i qartë kur foli për “Sport Bild”: “Më datë 21 dhjetor do të futemi në fushë për herë të fundit para pushimit dimëror, pikërisht në ndeshjen ndaj Wolfsburg, dhe atë të shtunë, ose ditën pasardhëse do të takohemi për të marrë një vendim”.

Kontrata e Flick skadon pikërisht për Krishtlindje, kështu u zgjodh pas shkarkimit të Kovac në fillim të muajit nëntor. Një start shumë i mirë i Flick me ato 4 fitore dhe 16 gola të shënuar, pa pësuar asnjë, më pas u humbën dy ndeshje radhazi, përfshirë atë të fundjavës së kaluar ndaj Borussia M’Gladbach 2-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit