Krizë dëmtimesh te Reali, sulmuesi kryesor nuk paraqitet në stërvitje

5 Dhjetor 2019
14:16
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi duket se do të vuajë sërish nga dëmtimet. Problemet e fillim sezonit nuk kanë kaluar te skuadra spanjolle dhe Zinedine Zidane merr një tjetër lajm të keq pas dëmtimit të Eden Hazardit dhe mbrojtësit Marcelos. 

Sulmuesi Gareth Bale është dëmtuar sërish dhe nuk dihet se sa do të mungojë. Uellsiani u rikthye të luante, por në seancën e sotme stervitore ka munguar. 30-vjeçari me shumë mundësi nuk do të grumbullohet kundër Espanyol-it, ndërsa rikthimi i tij nuk bëhet i ditur. 

Një lajm aspak i mirë për klubin madrilen që shpresonte te forma e lojtarit këtë sezon. Ata prisnin që Bale të merrte frenat e sulmit. Dëmtimi i Bale do t’i japë mundësi Iscos ta nisë nga minuta e parë. Alternativat nuk mungojnë, por me Bale, Hazard, Marcelo dhe James në infermieri, Reali humbet 4 lojtarë që mund ta nisnin pa problem si titullarë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit