Krizë në Paris, PSG përplasje me lojtarët / Silva nuk ndihmon klubin

22 Maj 2020
17:56
Eraldo Harlicaj
back button

L’Equipe publikoi të premten se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po përdor presionin e tij që të reduktojë rrogat e yjeve të tij. Ai ka nisur negociatat me lojtarët për të ulur përfitimit për shkak të krizës nga COVID-19.

Kapiteni Thiago Silva është përzgjedhur nga drejtuesit si negociatatori për të arritur marrëveshjen mes palëve. Kontrata e brazilianit mbaron më 30 qershor dhe duket se nuk ka një rinovim për të. Silva ka vendosur të mos ndihmojë klubin që të ulë rrogat e lojtarëve.

Numri një i klubit është i zhgënjyer që lojtarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për të ulur rrogat. Sezoni është ndalur dhe kjo gjë mund të shkaktojë një humbje prej 200 milionë eurosh për drejtuesit e klubit francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit