Kroacia në zi, talenti vdes tragjikisht pasi e shtypi treni!

12 Gusht 2020
21:08
Telesport
back button

Futbolli kroat në zi dhe vajton djaloshin e talentuar Luka Lulic, që është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike në moshën 16 vjeç pasi e përplasi treni, në tentativë për të kapërcyer hekurudhën!

Edhe pse timonieri i trenit ka tentuar ta shmangë, e ka pasur të vështirë dhe plagët e marra nga djaloshi kanë qenë të mëdha, aq sa edhe transportimi me helicopter në spital nuk ka shmagur tragjedinë.

Federata Kroate e Futbollit ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për të afërmit e djaloshit, i cili ishte pjesë e klubit gjerman të Stuttgarter Kickers.

Lojtari ishte ftuar edhe nga Kroacia U-17.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit